Presidenti në largim, Barack Obama dhe gruaja e tij, Michelle, do të banojnë në një nga lagjet më eklsuzive në Uashtington, pasi të dorëzojnë çelsat e Shtëpisë së Bardhë.
Por sipas mediave amerikane bëhet e ditur se edhe vajza e presidentit të zgjedhur, Donald Trump, Ivanka, ka vendosur të jetojë pikërisht në atë lagje, transmeton arbresh.info.
Ivanka dhe burri i saj Jared Kushner, që pritet të luajnë një rol të madh në administratën e Trump, kanë zgjedhur një shtëpi shumë afër Obamave në Kalorama.
Sipas NYT, shtëpia ka gjashtë dhoma gjumi dhe shitet për 5.5 milionë dollarë. Mëgjithatë, ende nuk është bërë e ditur nëse ata do ta marrin atë me qira apo do ta blejnë.
The Times shkruan se shtëpia në fjalë ka qenë në pronësi të një biznesmeni rus.
Lagjja, që ndodhet tre kilometra larg Shtëpisë së Bardhë, është rruga e shumë ambasadave dhe familjeve të fuqishme në Uashington./Arbresh.info
Thaçi mirënjohës ndaj qytetarëve që e uruan sot për ditëlind...
Kamberi falënderon deputetët e Kosovës, për avancimin e përk...
Kuvendi miraton rezolutën për Luginën, Haxhiu: Hap i rëndësi...
Çitaku i reagon Kurtit: Qetësohu, Kosova nuk është vetëm e j...
Cakolli: KQZ-së s’i takon të merret me afatet për formimin e...
Papa Leoni Thirrje ShBA-së dhe Iranit për rikthim në tavolin...