Autoritetet gjermanë kanë bërë të ditur, se tuniziani Anis Amri, i cili kreu sulm terrorist në tregun e Krishtlindjeve në Berlin, kanë përdorur 14 pseudonime.
Sulmi terrorist në Berlin la të vdekur 12 persona dhe dhjetëra tjerë të pagosur, ndërsa sulmuesi Anis Amri u vra gjatë një shkëmbimi zjarri në Milano katër ditë më vonë, transmeton arbresh.info
Tunizian 24-vjeçar mbërriti në Gjermani në mes të 2015. Autoritetet gjermane e kishin vendosur atë në listën e mbikqyrësve si ekstremist i dhunshëm islamik.
Ai është mbajtur në përgjim të fshehtë për gjashtë muaj në vitin 2016 para se të ndërpritej operacioni.
Amri është hetuar edhe për marrjen e dy identiteve në të njejtën kohë.
Autoritetet italianë mejëherë pas sulmit në Berlin kanë deklaruar se Amri ishte radikalizuar gjatë qëndrimit në burg në Itali./Arbresh.info
Homazhet në Kuvend për Qosjen, Kurti nderon akademikun
KRU: Konsumatorët me borxhe të papaguara rrezikojnë shkyçje ...
Kurti për Eliot Engel: Njihte të drejtën historike të Kosovë...
Endrit Thaçi uron babain për ditëlindje: Na mungon çdo ditë,...
Homazhet për Qosjen, Osmani nënshkruhet në Librin e Zisë
Hamza uron Hashim Thaçin për ditëlindje: Na ke munguar shumë...