Shëroni sëmundjet e aparatit tretës me lëvore pishe

00:32 | 5 Janar 2017
Trina Galanxhi

Pisha e zezë është një nga drurët më të përhapur në vendin tonë. Kjo është bimë me rrënjë boshtore të forta, kërcelli i saj është i lartë deri në 50 m.

 Anash kërcellit dalin degë horizontale të cilat formojnë një kurorë të gjatë si ombrellë. Në vendin e hapur degëzohet me shumë rrënja dhe formon një kurorë të dendur.

Në pyll i zhvillohet kërcelli më i hollë i padegëzuar, kurse kurora e vogël është krejt në majë të kërcellit. Kërcelli është i mbrojtur me lëvoren e trashë, të çarë pllaka-pllaka, me ngjyrë gështenje në të përhimtë dhe të përshkuar me rrëshirë. Rrëshira i shërben bimës për ta mbrojtur nga të ftohtit dhe për mbylljen e plagëve nëse eventualisht u shkaktohen atyre.

Në mjekësinë popullore lëvorja e pishës njihet si shëruese e shumë sëmundjeve, sidomos atyre që kanë lidhje me aparatin tretës. Ekstrakti i lëvores së pishës është mjaft efektiv në kurimin e hemorroideve.

Ekstrakti i lëvores së pishës gjendet në dyqanet e bimëve medicinale apo nëpër farmaci bujqësore.

Mënyra e përdorimit: 10 mg lëvore pishe e tharë shkrijeni në një gotë me ujë të ngrohtë dhe konsumojeni nga një gotë për çdo ditë për një javë rresht.

Shpërndaje në rrjete sociale