Pesha e prindërve mund të ndikojë në zhvillimin mental të fëmijëve, thonë studimet e fundit të publikuara nga Instituti Kombëtar i Shëndetit (NIH).
Në studimin e publikuar në Pediatrics, studiuesit kanë gjetur se fëmijët prindërit e të cilëve ishin obezë mund të rriten të prekur nga impotenca sociale, transmeton arbresh.info.
Sipas studiuesve fëmijët me prindërit obezë nuk do të jenë të mirë në zgjedhjen e problemeve.
Instituti Kombëtar Shëndetësor thotë se në SHBA një në pesë gra shtatzënë janë në mbipeshë.
Autorët e studimit kanë vënë në dukje se fëmijët me nëna në mbipeshë për 70% nuk kanë gjasa të të kalojnë provat jetësore. Ndërkaq, ata kanë theksuar se fëmijët me baballarë obezë ka gjasa të dështojnë në testin social (test i cili përcakton se sa të shoqërueshëm do të jenë fëmijët në adoleshencë).
Edhe pse studiuesit nuk janë të sigurt se pesha e prindërve ndikon në zhvillimin e fëmijës, duke u bazuar në studimet e kryera me kafshë, ata thonë se obeziteti gjatë shtatzënisë mund të rrisë inflamacionet dhe ndikon në trurin e fetusit. Studimet tjera thonë se obeziteti ndikon në dëmtimin e spermës./Arbresh.info
Gjykata i jep të drejtë ushtarakes së FSK-së, Ministria e Mb...
Tragjedia e familjes shqiptare në Itali, ambulanca u vonua p...
Goditi një këmbësor në Fushë Kosovë, arrestohet e dyshuara
Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes, Policia e Ferizajt shqi...
Arrestohet djali i cili dyshohet se tentoi të vras babain me...
Milano 2026, një olimpiadë që bën thirrje për paqe në një bo...