‘Lufta’ e divorcit mes Angela Jolie dhe Brad Pitt vetëm sa po vjen e po bëhet edhe më e vështirë.
Së fundmi, aktorja Jolie e ka akuzuar aktorin Brad Pitt se do të nxjerrë të vërtetat në shesh, të cilat për një kohë të gjatë ai është munduar t’i mbajë fshehur, raporton TMZ, transmeton arbresh.info.
Jolie është betuar që do të nxjerrë në shesh të gjitha akuzat e diskredituara të abuzimit ndaj Pitt edhe pse ky i fundit është liruar nga hetuesia.
Ekipi i aktores Jolie kanë deklaruar se Pitt ka qenë një baba i keq për fëmijët, që shumicën e kohës ka qenë i zemëruar dhe që ka pasur probleme të mëdha me alkoholin.
Në paraqitjen e saj të fundit, Angelina duket të jetë mjaft kërcënuese duke pretenduar se Pitt e ka sulmuar atë nga ‘frika se do të dalë e vërteta’.
Në anën tjetër, Pitt e ka akuzuar Jolie për shkelje të privatësisë së fëmijëve, duke thënë se ajo dhe ekipi i saj ligjor kanë lëshuar informacione të besueshme në lidhje me fëmijët e tyre.
Në përgjigjjën e saj, sipas TMZ, Jolie ka theksuar se nëse fëmijët janë dëmtuar është faji i tij dhe aspak i saj.
Gjithashtu është raportuar, se menjëherë pas divorcit, Jolie ka kërkuar nga Pitt të kryejë testimet ndaj drogës dhe alkoholit katër herë në muaj./Arbresh.info
Atentat gjeneralit rus, plagoset pas të shtënave me armë zja...
Kosova synon podiumin në Paris Grand Slam 2026
Dyshohet për dallavere me vota, kryesuesja në Deçan ndalohet...
Sa shpenzoi PDK-ja nga tetori në dhjetor, KQZ publikon shifr...
Si i shpenzoi AAK-ja paratë brenda tre muajve
LDK-ja mbi 224 mijë euro shpenzime për tre muaj, 30 mijë vet...