Dy të moshuar janë përplasur për vdekje nga një automjet pasditen e së hënës në aksin rrugor Shkodër-Koplik, në vendin e quajtur Shtoj i Ri.
Mësohet se aksidenti tragjik ka ndodhur rreth orës 17:20, kur 61-vjeçari Nimet Bilani nën drejtimin e automjetit tip “Benz” me targë AA 372 KJ ka aksidentuar dy të moshuar, këmbësorë, K.Gj. 77 vjeç dhe F.V. 75 vjeç, të cilët kanë humbur jetën në spital.
“Makina tip “Benz” me targë AA 372 KJ, me drejtues shtetasin Nimet Bilani, ka aksidentuar dy shtetas të cilët ishin këmbësorë konkretisht, Fran Luca 85 vjeç, banues në Shkodër dhe shtetasin Kol Gjoni 77 vjeç, banues në Shkodër. Këta 2 shtetas kanë ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër ku ishin dërguar për ndihmën e nevojshme e mjekësore, si pasojë e plagëve të marra”, – thuhet në komunikatën e policisë.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, ndërkohë që drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e komisariatit të policisë Shkodër për veprime të mëtejshme.
Tragjedi në Itali, orteku vret dy turistë në Bolzano
Trump: Irani nuk do që SHBA-ja ta godasë
KF Ulpiana zgjedh kryetarin e ri – Fitim Dragaqina merr drej...
Trump: Kam parandaluar nisjen e tre luftërave bërthamore
Ushqimet ultra të përpunuara janë po aq të rrezikshme sa cig...
Vlorë: Automjeti përfshihet nga flakët në zonën e Ujit të Ft...