Aplikimi për rimbursim të mjeteve nga grumbullimi i kuponëve fiskal për tre mujorin e katërt të vitit 2016, fillon nga data 01 janar e deri më 31 janar vitit të vjen. Kjo është bërë e ditur nga Administrata Tatimore e Kosovës (ATK).
Sipas njoftimit aplikimi bëhet duke plotësuar aplikacionin për rimbushim të mjeteve nga grumbullimi i kuponëve fiskal.
Aplikacioni duhet të plotësohet në mënyrë elektronike përmes ueb-faqes së Administratës Tatimore të Kosovës. Vetëm pasi të keni aplikuar, përmes këtij aplikacioni, ju do të mund t’i dorëzoni fizikisht plikot në cilëndo pikë të Postës së Kosovës.
“ATK, do të shqyrtoj të gjitha aplikacionet, si dhe do të rimbursojë mjetet, ashtu siç është përcaktuar në Udhëzimin Administrativ Nr. 01/2015. Që nga fillimi i kësaj kampanje e deri me tani numri i përgjithshëm i qytetarëve të rimbursuar është 847,185, ndërsa vlera e rimbursimit është 15,542,225 euro.”, thuhet në njoftimin e ATK-së.
Kryesia e re e LDK-së, kush mbeti jashtë dhe kush u shtua
KRU `Prishtina` paralajmëron ndërprerje të ujit në disa lagj...
Haxhiu uron Merkur Smajlaj për përfshirjen në Forbes për vit...
“Na e vodhën ndeshjen”, ylli i Barcelonës shpërthen pas elim...
“Nuk përfaqëson unitetin e kombit”, Magyar i kërkon dorëheqj...
Vuçiq paralajmëron armatim të ri: Siguria më e ndërlikuar ng...