Sekretari organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje Dardan Molliqaj tha sot në një konferencë për media se aktakuza e ngritur nga Prokuroria për katër aktivistët e Vetëvendosjes është politike, e montuar dhe e porositur.
“Është rasti më i madh i cili është ndjek më se shumti nga Prokuroria dhe Policia. Ministrja e drejtësisë Dhurata Hoxha ka treguar se do të ngritë aktakuzë ndaj aktivistëve të VV. Prokuroria nuk duhet të ketë qasje në sistemet e drejtësisë sepse Ministria dhe Gjykata janë sisteme të ndryshme”, tha Molliqaj.
Molliqaj tha se asnjë fakt i ri nuk është në aktakuzë e asnjë dëshmi e re dhe se Prokuroria ka dështuar të sigurojë prova për akuzimin ndaj aktivistëve siç është raporti i Forenzikës, ndërsa sa i përket ADN-së dhe ngjyrës së zërit asnjë nuk i ka futur në aktakuzë.
“Prokurua ka ngrit aktakuzë pa i përfunduar hetimet ndaj aktivistëve. Prokurori i rastit ka bërë shkelje ku në akuzë nuk i ka përfshi shenjen e gishtërinjve dhe nuk i ka marr as ADN dhe as ngjyrën e zërit”.
“Po ashtu prokurori nuk i është dorëzuar as të pandehurve e as mbrojtësve të tyre, asnjë dëshmitarë nuk është kredibil kur njëri prej tyre as nuk ka folur kurse 7 tjerë thonë se kanë parë dy njerëz dhe një taksi kurse tjerë dëshmitarë thotë se unë jam kam shit telefonin“, thotë Molliqaj.
Sipas tij nuk ka qenë qëllim i Prokurorisë për me vendos drejtësi por vetëm të thuhet që Vetëvendosja e ka bërë këtë rast.
Ai ka folur edhe për rastin e Deharit duke thënë se emri i tij është lakuar për trysni ndaj tij.
“Ka qenë e përfolur vizita ime në burg të cilën jam akuzuar për trysni ndaj Astritit. Ja çka thotë në ditarin e tij për vizitën time. “Javën tjetër më pret një vizitë e këndshme” ka thënë Deharit në ditarin e tij”, tha Molliqaj.
Kujtojmë se dje Prokuroria ka ngritur aktakuzë kundër Frashër Krasniqit, Adea Batushës, Atdhe Arifit dhe Egzon Halitit për terrorizëm. Ata akuzohen për sulmin që u bë ndaj ndërtesës së Kuvendit të Kosovës më 4 gusht të këtij viti.
Në këtë rast Petrit Ademi është liruar nga akuzat për shkak të provave ndërsa hetimet kanë pushuar edhe për të ndjerin Astrit Deharin i cili ka vdekur më 5 nëntor në rrethana ende të paqarta në burgun e Prizrenit./Arbresh.info
Pse gjyqtari kryqëzoi krahët pasi u alarmua nga Viniciusi pë...
Presidenti izraelit uron Osmanin për 17 shkurtin: Zhvillim p...
Walker për katërshen e UÇK-së: Të pafajshëm – t’i mbajnë lar...
Al-Jazeera raporton për marshin masiv në mbrojtje të ish-kre...
Hulumtimi: ChatGPT nuk është i mirë në bërjen e diagnozave
Dortmund bën një hap të madh drejt kalimit në fazën e 1/8 së...