Një grua nga Britania ka rrëfyer historinë e saj të tmerrshme se si ajo ishte rrëmbyer dhe ishte shfrytëzuar si skllave seksi për 13 vjet.
Anna Ruston pretendon se ajo ishte mbyllur në një dhomë gjumi nga kidnapuesi i saj dhe ishte rrahur sistematikisht, transmeton arbresh.info.
Ajo ka shtuar se rrëmbyesi i saj e kishte shituar atë për burrat tjerë.
“Unë ende nuk mund të flej rehat, ende ndjej dhimbje,” ka thënë ajo për Daily Mirror.
Historia e saj është e ngjajshme me atë të Elizabeth Fritzl, e cila kaloi 24 vite e mbyllur në podrum, ku ishte përdhunuar nga babai i saj.
Detajet më të hollëisshme të jetës së saj, Ruston i ka shfaqur në librin e saj ‘Slave Secret’, ku thotë se ajo ishte vetëm 15 vjeç dhe e pambrojtur dhe kur taksisti ‘Malik’, pasi e kishte quajtur ‘m** i bardhë’ e kishte përdhunuar dhe më pas e kishte mbyllur në një dhomë kur ajo ishte detyruar të kalojë 13 vitet e jetës së saj.
Ruston është përpjekur disa herë të kryente vetëvrasje, por s’ia ka dalur. Në fund ajo është arratisur me ndihmën e një vizitori shëndetësor, pasi ajo kishte kërkuar ndihmë përmes një letre, pasi e dinte që Malik dhe familja e tij do të jenë të hutuar gjatë festës së Bajramit.
E liruar për 16 vite, ajo tashmë ka filluar lidhjen e saj me dashurinë e parë. Megjithatë, ajo shton se është e frikësuar që të jap dëshmi në polici, por nga klasat e terapisë ajo ishte inkurajuar që të shkruante rrëfimin e saj në një libër./Arbresh.info
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Pas Lindon Emërllahut, ekipi ukrainas nis punën edhe për yll...
Sulmet izraelite në Liban, një i vrarë dhe një i plagosur
Gjendje e qetë në pikat e kalimit kufitar, pa kolona dhe me ...
Parashikimi i motit në Shqipëri
Supremja sot shqyrton ankesën e Krivaqës