
The former EU Commission president Romano Prodi speaks during the press conference "The future of Europe" in Vienna, Austria, on November 22, 2016. / AFP / APA / GEORG HOCHMUTH / Austria OUT (Photo credit should read GEORG HOCHMUTH/AFP/Getty Images)
Vota ‘jo’ e italianëve në referendumin për reformat kushtetuese dhe rritja e Lëvizjes Populliste 5Star pasqyrojnë një efekt të krizës ekonomike, është shprehur ish-kryeministri italian Romano Prodi.
Lëvizja 5Star në Itali, e udhëhequr nga ish-komediani Beppe Grillo, padyshim që është forcuar në vitet e fundit, tha Prodi në një intervistë për Corriere della Sera, transmeton arbresh.info.
Por nevoja për ta ndaluar atë nuk duhet të justifikohet me ndryshime ligjore, shtoi ai.
“Kur dëgjoj njerëzit që thonë se është e nevojshme për të kaluar një ligj elektoral, sepse të gjithë janë të shqetësuar që ligjet ekzistuese favorizojnë Grillon, atëherë kjo do të thotë që lëvizja e tij do të shkojë përpara dhe se instrumentet e përdorura deri tani për ta ndaluar atë dolën të jenë të pamjaftueshme”, tha Prodi.
Italianët votuan kundër reformave kushtetuese në fillim të këtij muaji. Menjëherë pas publikimit të rezultatit, Matteo Renzi dha dorëheqje nga posti i tij si kryeministër i Italisë./Arbresh.info
Gjenerali i lartë rus vritet në një shpërthim në Moskë
Tentim vrasje në Gjakovë, të dyshuarit ikin nga vendi i ngja...
Rama ndan fotoalbumin e javës
KQZ sot mban mbledhje
Juve ngec në bisedime për rinovimin e kontratës me Yildiz, n...
Spiropali, vizitë zyrtare dyditore në Maqedoninë e Veriut