Një sulm i gjerë kibernetik përfshiu serverat e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), duke vënë në rrezik konfidencialitetin e rrjetit, njoftoi sot organizata.
“OSBE-ja është vënë përballë faktit në fillim të nëntorit të një incidenti në shkallë të gjerë të sigurisë informatike, duke vënë në pikëpyetje konfidencialitetin e rrjetit të saj informatik të brendshëm dhe rrezikuar mbrojtjen”, njoftoi për median, Mersiha Causevic, zëdhënëse e organizatës me seli në Vjenë, duke konfirmuar një informacion të së përditshmes franceze “Le Monde”.
“Ky sulm kiberbernetik nuk ndërpreu gjithsesi funksionimin e rrjetit”, saktësoi ajo pa dhënë detaje rreth shkallës së dëmit të shkaktuar.
Sipas “Le Monde”, një organ i shërbimeve sekrete perëndimore i kaloi përgjegjësinë e këtij sulmi grupit rus të hakerave APT28 i njohur me pseudonimet Sofacy, Paën Storm, Tsar team apo Fancy Bears.
Sejdiu pret në takim Oravin, njofton përfundimin e mandatit ...
Ishte i dënuar për një vrasje në 1999, kosovari arrestohet s...
Ronaldo 41 vjeç, rekordet e pabesueshme të CR7
Kancelari gjerman mbërrin në Katar, ndalesa e dytë e turneut...
Kur pritet të bëhet certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve ...
Mbi 6 mijë policë do të garantojnë Lojërat Olimpike Dimërore