Dy vullkane kanë shpërthyer në Peru, duke shkaktuar frikë dhe panik. Autoritetet në Peru kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme dhe kanë filluar një evakium masiv.
Vullkan Sabancaya ka filluar të shpërthejë të hënën dhe hiri i saj është shpërndarë deri në 3.500 metra, transmeton arbresh.info.
Vullkani ndodhet vetëm 40 miljë nga Ande, qyteti i dytë më i populluar në Peru.
Autoritetet kanë paralajmëruar banorët lokalë që të largohen nga vendi sepse ka gjasa që ata të preken nga hiri.
Stratovolcano ishte vullkan i fjetur për rreth 200 vjet, derisa kur ka shpërthyer në vitin 1980.
Vullkani tjetër Ubinas është 60 miljë larg vendbanimeve. Ky është një ndër vullkanet më aktiv në Peru. Herën e fundit është aktivizuar në vitin 2014. Vullkani kishte qenë i fjetur për 40 vjet para se të shpërthentë në vitin 2006.
Autoritetet kanë filluar një evakuim masiv në zonat përreth vullkanit./Arbresh.info
Themelimi i Gardës për Mbrojtjen e Natyrës, Pacolli: Një nga...
SHBA përdorin sistemin ukrainas kundër dronëve
Emërimi i anëtarit të fundit në KQZ, Haxhiu ende pa vendim
“Ndjesë se nuk jam veshur aq zyrtar sa ti”, batuta mes Ramës...
Ambasadori i Luksemburgut kritikon mediat pasi Kurti u pyet ...
Kryeministri i ri hungarez, Magyar pritet të betohet më 9 ma...