Boko Haram mund të ketë përdorur vajzat Chibok si mburoja gjatë sulmit

19:39 | 28 Dhjetor 2016
Trina Galanxhi

Luftëtarët e Boko Haram gjatë një sulmi në javën e kaluar mund të kenë përdorur disa nga vajzat e rrëmbyera në vitin 2014 nga Chibok verilindje të Nigerisë si mburoja njerëzore, tha një komandant ushtarak.

Gjenerali Majori, Lucky Irabor, gjatë një konference ka shfaqur pamjet e filmuara nga ajri gjatë operacionit në pyllin Sambisa, transmeton arbresh.info.

Në video janë shfaqur pamjet e luftatëtarëve Boko Haram që po largoheshin me gratë dhe fëmijët.

“Ka gjasa që luftëtarët t’i kenë përdorur ato si mburojë”, tha Irabor para gazetarëve.

Ai ka shtuar se kjo është arsyeja kryesore pse nuk janë sulmuar nga ajri luftëtarët e Boko Haram.

Luftëtarët e Boko Haram kanë rrëmbyer më shumë se 200 vajza nga konviktet e tyre në shkollës në Chibok në prill të vitit 2014./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale