Kompania Ujësjellësi Rajonal “Prishtina”, ka njoftuar se faza e tretë e investimeve për fabrikën e ujit ”Shkabaj”, po shkon sipas planit dinamik dhe i gjithë projekti do të përfundojë në shtator ose nëntor të vitit 2016, ku si përfundim i gjithë kësaj do të jetë furnizimi me ujë të pijshëm 24 orë pandërprerë.
Kurse, fillimi i ngritjes së fabrikës “SHKABAJ”, sipas një komunikate të ujësjellësit do të nisë në fund të muajit korrik 2015.
Paralelisht me fillimin e punëve për ngritjen e kësaj fabrike, sipas tyre do të bëhet edhe vendosja e gypave transportues, ndërsa stacioni i pompimit fillon më herët sesa muaji korrik 2015.
“Më datë 21 nëntor 2014 është vënë zyrtarisht gurë themelin e fazës së III-të të investimeve për Fabrikën e përpunimit të ujit “SHKABAJ”. Faza e III-të përfshinë investimin në Fabrikën e re të ujit të pijshëm në Shkabaj në vlerë prej 35 milionë euro, si projekt i financuar nga Qeveria Gjermane dhe Komisioni Evropian përmes Bankës Gjermane për Zhvillim (KFË), Qeveria e Republikës së Kosovës, Komuna e Prishtinës dhe Kompania Ujësjellësi Rajonal ”Prishtina”-SH.A. Gurëthemeli nuk u vendos aty ku do të ngritët fabrika e ujit, por u vendos te stacioni i pompave, prej nga edhe fillojnë punimet”, thuhet në një komunikatë të ujësjellësit “Prishtina”./arbresh.info
Si i fitoi Besiktas plotë 8 milionë euro brenda dy ditësh me...
Portugalia planifikon të ndalojë rrjetet sociale për persona...
Tre trajnerët që mund ta zëvendësojnë Guardiolën te City, në...
Vala e fortë e të ftohtit, 13 të vdekur në Nju Jork nga hipo...
LDK prish koalicionin me VV-në në Mitrovicë
Interesi në rritje për rajonin, Trump pritet të vizitojë Gre...