Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump mund të shkaktojë Luftën e Tretë Botërore përmes postimeve të tij të diskutueshme në rrjetin social Twitter, pretendojnë ekspertët.
Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un është shprehur i vendosur për të lëshuar një raketë bërthamore në ditën që Trump do të marrë detyrën, nëse amerikani vijon me qëndrimin armiqësor ndaj diktatorit.
Jeffrey Lewis, ekspert bërthamor në Institutin Amerikan të Studimeve Ndërkombëtare, Middlebury, ka thënë: “Imagjinoni se jemi në një krizë, nëse ai (Trump) bën postime të pakujdesshme në Twitter, njerëzit mund ti lexojnë ato në mënyrat më të këqija të mundshme”.
Trump ka bërë thirrje së fundi që SHBA të forcojë arsenalin bërthamor, pas deklaratave të presidentit rus Vladimir Putin se, Rusia është “më e fortë” se Shtetet e Bashkuara dhe NATO.
“Koreano-veriorët kanë plan për të përdorur armët bërthamore shume shpejt, në një konflikt të mundshëm”, citohet Lewis nga media britanike “Dialy Star”.
Edhe Bruce Blair, specialist i politikave bërthamor në Universitetin Princeton, në New Jersey, tha se “diplomacia nukleare me Twitter” e Trump, mund ta kthejë një situatë të ndjeshme, në shumë më keq.
Hoxhaj: Bedri Hamza dhe Edi Rama i kanë meritat për heqjen e...
Përmbyset kamioni në aksin Levan–Tepelenë, mbushet rruga me ...
Liverpooli ka gati goditjen e parë për merkaton e janarit
Ky superjaht thuhet se është fundosur pak minuta pas daljes ...
Rreth 2.000 qytetarë të regjistruar si votues me postë ende ...
Ylli fiton në kryeqytet ndaj Borës