Kur mbetet edhe vetëm një javë nga përfundimi i gjysmës së parë të kampionatit në Seria A, pas katër muajsh intensive me një garë të ashpër mes disa skuadrash në luftën për të siguruar një vend në Kupat e Europës, nëpërmjet portalit në internet, “Topmercato.com” ka publikuar skuadrën më të mirë të kësaj faze të parë të kampionatit më elitar Italian, të përbërë nga formacioni me rreshtimin 4-4-2, si dhe pankina e rezervave. Një formacion plot kualitet dhe fantazi.Berisha u përzgjodh nga “Topmercato.com”, si portier zëvendësues në skuadrën më të mirë të Seria A.

Në fakt, portali prestigjoz francez ka preferuar të përzgjedhë në formacionin titullar me një vendosje me modulin 4-4-2: Wojciech Szczesny; Bruno Peres, Francesco Acerbi, Federico Fazio, Alex Sandro;Felipe Anderson, Miralem Pjanic, Giacomo Bonavenura, Diego Perotti; Mohamed Salah, Edin Dzeko. Lajmi i mirë për Shqipërinë dhe të gjithë sportadashësit e kombëtares kuqezi, por edhe ata të Atalantës, qëndron në faktin që si portier rezervë, në krye të pankinës është përzgjedhur gardiani shqiptar, Etrit Berisha, i cili këtë verë u largua nga Lazio për tu transferuar te Atalanta. Rezerva në dispozicion: Etrit Berisha, Emerson, Mattia Caldara, José Callejón, Iago Falque, Alejandro Gomez, Paulo Dybala, Andrea Belotti./telesport
Kurti nga Hajvalia me porosi për qytetarët: Të dielën bonu s...
Hoxhaj: Bedri Hamza dhe Edi Rama i kanë meritat për heqjen e...
Përmbyset kamioni në aksin Levan–Tepelenë, mbushet rruga me ...
Liverpooli ka gati goditjen e parë për merkaton e janarit
Ky superjaht thuhet se është fundosur pak minuta pas daljes ...
Rreth 2.000 qytetarë të regjistruar si votues me postë ende ...