Netanyahu do të hetohet për ryshfet dhe mashtrim

20:22 | 27 Dhjetor 2016
Trina Galanxhi

Një hetim i gjatë mbi punët e kryeministrit izrealit, Benjamin Netanyahu, ka marrë një kthesë të papritur, pasi thuhet se policia do të hape një hetim të plotë mbi vepra penale kundër tij.

Kohëve të fundit policia ka pranuar disa dokumente si pjesë e një hetimi të fshehtë që ka filluar para nëntë muajsh, raportojnë mediat izraelite, transmeton arbresh.info.

Sipas mediave izraelite dosja e policisë i është dorëzuar Prokurorit të Përgjithshëm, Avichai Mandelblit. Në raport theksohet se në mes të veprave të dyshuara janë edhe mitmarrja dhe mashtrimi.

Megjithatë, zyra e kryeministrit e ka mohuar një gjë të tillë duke i quajtur akuzat ‘të pakuptimta’.

Mandelblit tha se Prokuroria e Shtetit do të shqyrtojë akuzuat se Netanyahu ka pranuar 1 milionë euro nga një mashtrues francez i qujtur Arnaud Mimran në vitin 2009.

Gjatë muajit maj, është lëshuar edhe një raport kritik mbi kryeministrin e Izraelit, gjatë kohës kur ai ishte Ministër i Punëve të Jashtme.

Në fillim të këtij muaji, është bërë thirrja që Netanyahu të hetohet për rolin e tij në një marrëveshje me Ministrinë e Mbrotjes për të blerë nëndetëse nga një kompani gjermanë, e cila kompani pjesërisht është pronë e qeverisë iraniane.

Policia ka deklaruar se janë duke mbledhur informacionet e nevojshme mbi këtë kontratë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale