Uashingtoni po mbështet grupin terrorist al-Nusra dhe është e gatshme të ndihmojë forcë shkatërruese për të arritur ndryshimin e regjimit në Siri, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme në Rusi.
“Është vënë re se për një kohë të gjatë administrata e tanishme e Uashingtonit është e gatshme të ndihmojë forcat destruktive për të ndryshuar regjimin në Siri”, thuhet në deklaratën e publikuar të shtunën, transmeton arbresh.info.
Moska thotë se Shtetet e Bashkuara në mënyrë efektive ‘po mbron grupin terrorist al-Nusra’ .
Ministria e Jashtme ruse tha se Shtëpia e Bardhë ‘ka harruar se në bazë të ligjit amerikan, mbeshtetja e grupeve terroriste është vepër e rëndë penale’.
Kjo deklaratë është lëshuar si pjesë e reagimit të Rusisë pas vazhdimit të sanksioneve amerikane ndaj Rusisë për shkak të krizës në Ukrainë./Arbresh.info
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...