Nëna e sulmuesit në tregun e Krishlindjeve në Berlin, Anis Amri, tha se me djalin e saj bota ka vrarë edhe arsyen se pse ai kishte hyrë në turmë më kamion.
Nour El Houda Hassani tha për Associated Press se ‘brenda tij është një sekret i madh’, transmeton arbresh.info.
“Ata e vranë dhe e varrosën sekretin me të”, tha ajo.
Duke folur nga qyteti i varfër tunizian në Oueslatia, ajo është lutur dhe ka bërë thirrje që eshtrat e tij të kthehen në shtëpi.
“Unë dua të di të vërtetën për birin tim. Kush ishte prapa tij?!”, tha ajo.
Vëllai i Amrit, Abdelkader duke qarë tha se ‘vëllau im ka vdekur’. “Sillni eshtrat e tij dhe një nga gishtat e tij unë do ta mbaj në xhep. Vëllaun tim e vranë vetëm se ishte i dyshuar.Pse”, tha ai.
Amri u vra nga policia në Milano pas një shkëmbimi zjarri./Arbresh.info
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...