
epa05582281 Sir Julian King, new British European commissioner in charge of Security Union, gives his first press conference at the weekly college meeting of the commission in Brussels, Belgium, 12 October 2016. EPA/OLIVIER HOSLET
Viti 2016 në Evropë morri një tjetër kthesë të tmerrshme pas sulmit në Berlin, kur një kamion hyri në një treg të Krishlindjeve, duke lënë të vrarë 12 persona dhe duke plagosur dhjetëra të tjerë.
Në Bruksel, zyrtari i lartë kundër terrorizmit në Komisionin Evropian, Julian King, mund të bënte më shumë sesa të postonte një ngushëllim në Twitter.
Sipas disa vlerësimeve, portofoli i King, i krijuar për Britaninë e Madhe nga presidenti i Komisionit Jean-Claude Juncker si pasojë e votimit Brexit, është shumë e rëndësishme për një njeri, koha e të cilit në Bruksel është e kufizuar, transmeton arbresh.info.
“Mendoj se është e rëndësishme që ne të flasim për atë që jemi duke u përkjekur ta bëjmë”, ka thënë King në një intervistë nga zyrja e tij, duke pirë një gotë të çajit të gjelbër.
Sulmi në Berlim i ka shtuar Evropës një tjetër kapitull të tmerrshëm kundër terrorizmit.
“”Në këto çështje, dhe sidomos kur përballen me këto lloj ngjarjesh, shtetet anëtarë janë në vijën e parë”, ka thënë King.
Pas sulmit në Berlin, linjat e komunikimit me Berlinin u hapën shpejt, ka thënë ai, duke përfshirë edhe Europol-in.
“Sa për BE-në mesazhi në Gjermani ishte i qartë, nëse tani ose më vonë ka ndonjë gjë që mund të bëjmë për të ndihmuar, ne do të jemi aty”, ka thënë ai.
Por, King ka shtuar se roli i bashkimit të sigurisë është bashkëpunim afatgjatë dhe shtoi se lufta kundër terrorizmit, veçanërisht kundër Shtetit Islamik është me e madhe se çdo argument politik midis aleatëve.
“ISIS nuk është sulmuar një shtet anëtar”, tha King. “Ata nuk brengosen nëse jeni apo s’jeni pjesë e BE-së, nëse jeni anëtar i Shengenit, apo jo. Ata janë duke sulmuar mënyrën tonë të jetesës dhe kjo është aryeja pse ne duhet të qëndrojmë të bashkuar.”
“Unë mendoj se ne duhet të jemi të drejtë me njëri-tjetrin”, shtoi ai. “Ne po punojmë të parandalojmë sulmet. Por, nuk ka asnjë mënyrë që mund të ul nivelin e rrezikut në zero…ne po përpiqemi të kufizojmë hapësirat në të cilët terroristët mund të veprojnë, por ne nuk mund të eliminojmë mundësinë e sulmeve.”/Arbresh.info
Haradinaj në Istog, prezanton planin katërvjeçar për të ardh...
Real Madridi i del në mbrojtje Vinit, pas fishkëllimave që m...
Britani/ Mbi 41,000 emigrantë kaluan La Manshin në 2025
“Vëllai im matanë bjeshkëve”, Rama lutet për Thaçin dhe të t...
Goditje masive ndaj emigrantëve, Trump paralajmëron masa të ...
Shkupi qyteti më i ndotur në Evropë