Drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq pret që pas takimit të përfaqësuesve politikë të serbëve të Kosovës me kryeministrin e Serbisë, Aleksander Vuçiq, të qartësohet gjithçka.
Takimi është parashikuar të zhvillohet ditën e hënë.
Para gazetarëve në Medvegjë, Gjuriq tha se pas këtij takimi beson se do të qartësohet fakti se ‘kush qëndron prapa politikës së shtetit serb, kush mbështet politikën e Qeverisë serbe, si dhe cilat grupe politike dhe individë në vend të Qeverisë së Serbisë dhe Vuçiqit, e pranojnë Isa Mustafën dhe një qeveri tjetër si të tyren”, raporton Tanjug.
Sipas tij, një ditë më parë Vuçiq e bëri të qartë se, nuk ka asnjë dyshim se ky kthimi i shpinës ndaj shtetit të Serbisë ‘nga ana e përfaqësuesve të rremë të vetë emëruar të serbëve në Kosovë”, nuk është spontan, dhe me të kanë lidhje edhe paratë e shqiptarëve dhe disa agjenci të huaja.
Kurti: Prania e NATO-s në Kosovë, veçmas ajo e ShBA-së, kruc...
Nagavci: Dihen qëndrimet tona për UÇK-në
Lushaku-Sadriu skeptike për rikthimin e bisedimeve të LDK-së...
Tifozët e Mallorcas i dedikojnë një pankartë gjigante Vedat ...
Arrestohet një grua në Pejë, dyshohet se vodhi nga sefi 176 ...
Trump i kërkon Iranit lirimin e grave të dënuara me vdekje