Hysni Hoxha është dënuar me 3 vjet burgim për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Trupi gjykues i Gjykatës Themelore të Prishtinës gjithashtu ia ka ndaluar ushtrimin e funksioneve publike për 3 vjet, pas plotfuqishmërisë së vendimit, raporton KTV.
Rasti ka të bëjë me favorizim në tenderin për instalimin e grupeve matëse në kufi, të Operatorit të Sistemit dhe Transmisionit dhe Tregut të Energjisë, Korporatës Energjetike të Kosovës dhe Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes të Shqipërisë.
Tenderi në vlerë prej mbi 2 milionë eurosh i ishte dhënë konsorciumit NP “Monten & G3 Inxhinjering” në shtator të vitit 2014.
I njëjti tender ishte anuluar 4 herë.
Hoxha e ka quajtur absurd vendimin e Gjykatës dhe ka paralajmëruar ankesë në Gjykatën e Apelit.
Hysni Hoxha ka edhe 3 aktakuza tjera, me të cilat po përballet në cilësinë e shefit të panelit të OSHP-së.
Ai ka kryesuar Organin Shqyrtues të Prokurimit në dy mandate, institucionin që kontrollon të gjithë tenderët publikë në vend.
Para kësaj, ai ka qenë asamblist i PDK-së në Prizren.
Hoxhaj mban fjalim në Kongres Amerikan, kërkon anëtarësimin ...
Meriton Korenica realizon gol ndaj UTA Arad
Përurohen investimet në efiçiencë të energjisë elektrike në ...
Gërvalla priti në takim gazetarët nga Ukraina
Ballkani transferon sulmuesin Ebrima Gaye
Universiteti i Prishtinës, përsëri lider i universiteteve sh...