Komuna e Çairit do të paguan një milion dinarë për qytetarëve e Kumanovës, shtëpitë dhe pronat e të cilëve ishin të dëmtuara nga ngjarjet e fundit në Kumanovë.
Mjetet financiare do të jenë në dispozicion të qytetarëve të Kumanovës të “Lagjes së trimave” prej që Këshilli i Komunës edhe formalisht do të jep përkrahje të këtij vendimit, në seancën e caktuar më datë 26 maj 2015.
“Sinqerisht shpresoj që këto mjete që sado pak do t’a zbusin dhimbjen e qytetarëve, të cilët përveç që i kanë humbur shtëpitë e tyre, kanë përjetuar dhe një stres të madh. Besoj që raste të tilla nuk do të ndodhin edhe njëherë. Komuna e Çairit do të jetë në dispozicion edhe në qoftëse ka nevojë për ndihmë të ndonjë lloj tjetër, ne do të bëjmë çmos që t’ju dalim në ndihmë në kornizë të mundësive tona “, tha Izet Mexhiti, kryetar i Komunës së Çairit.
Donacioni i Komunës së Çairit do të jetë në dispozicion të qytetarëve të Kumanovës “Lagjes së trimave” përmes organizatës humanitare “El Hilal”.
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...
Qorrolli: Hamza e Abdixhiku thoshin që në takimet për Presid...
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...