Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka pritur në takim përfaqësuesit e lagjes veriore “Kroi i Vitakut”, me të cilët sërish ka biseduar rreth procesit të rindërtimeve të shtëpive shqiptare të djegura gjatë luftës.
Ky takim u mbajt dy ditë para skadimit të afatit për të cilin janë marrë vesh në takimin e fundit qëkanë mbajtur ata së bashku me kryetarin e Komunës së Veriut, Goran Rakiq dhe përfaqësuesit serb të lagjes “Kroi i Vitakut”, ku ishte vendos që me 20 të këtij muaji të jepet një përgjigje për zgjidhjen e problemeve.
Bahtiri u ka thënë pronarëve të shtëpive që duhet të rindërtohen në “Kroin e Vitakut”, se të gjitha institucionet vendore dhe ato ndërkombëtare e kanë kuptuar se problemi nuk qëndron tek shqiptarët dhe se nuk është pala shqiptare ajo që dëshiron eskalimin e situatës, transmeton Telegrafi.
“Fakti që është bërë e qartë për të gjithë se ne nuk jemi për eskalimin e situatës është gjë e mirë. Në takimin fundit rreth kësaj çështje, unë ua kam bërë me dije se në këtë proces më nuk do të ketë lojë, prandaj të presim deri me datën e përcaktuar, pra më 20 maj, se çfarë shpjegime po na jep pala tjetër”, tha Bahtiri.
Përfaqësuesit e “Kroit të Vitakut”, i thanë kryetarit Bahtiri se janë për vazhdimin bashkëpunimit me të rreth zgjidhjes së këtij problemi dhe se do të presin edhe dy ditë se çfarë do të ndodh, e më pas bashkërisht të marrin vendim për hapat e mëtutjeshëm.
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë