
European Commission President Jean-Claude Juncker addresses a news conference during a European Union leaders summit in Brussels, Belgium, December 15, 2016. REUTERS/Francois Lenoir
Bashkimi Evropian ka rënë dakord që të vendos rregulla më të rrepta mbi armët, por është tërhequr nga propozimi për një ndalim të plotë mbi armët vdekjeprurëse gjysmë-automatike të tilla si Kallashnikov.
Masa shtrënguese është pjesë e përgjithshme e rregullores të BE-së që rregullon blerjen dhe shitjen e armëve të tilla, transmeton arbresh.info.
Rregullat e reja kanë ardhur pas sulmit të armatosur në revistën satirike franeze Charlie Hedbo në janar të vitit 2015, si dhe pas sulmit në Paris në nëntor të vitit të kaluar ku mbetën të vdekur 130 njerëz.
I propozuar në vitin 2015, por i kundërshtuar nga 28 vendet e bllokut, rregullat kufizojnë aksesin në disa armë të kalibrit të lartë dhe e bëjnë më të lehtë shmangien e tyre në tregun e zi.
“Ne kemi luftuar shumë për një marrëveshje që redukton rrezikun e të shtënave në shkolla, kampe verore apo sulmeve terroristë”, ka thënë presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker në deklaratë, transmeton arbresh.info.
“Sigurisht që do të shkonim më tej”, ka shtuar ai.
Ligji i ri ndryshon gjerësisht në të gjithë BE-në. Disa vende kanë kërkuar përjashtime në shitjen dhe blerjen e armëve të zjarrit gjysmë-automatikë për grupe duke filluar nga të shtënat nëpër klube.
Finalnda , vend në kufi me Rusinë dhe vend e ka të obliguar shërbimin ushtarak për të gjithë, e ka kundërshtuar propozimin fillestar, duke thënë se kjo do të dëmtojë trajnimin e klubeve vullnetare si rezervistë./Arbresh.info
Presidentja Osmani: Kosova ecën përpara duke fituar miq
Fundjavë e zjarrtë në elitën e basketbollit
E rëndë në Lezhë: 42-vjeçari gjendet i pajetë në dyqanin e t...
Ambasada e Kosovës në Uashington: SHBA-të riafirmuan mbështe...
Peci kap kacinë dhe u del në ndihmë punëtorëve në Selac, pas...
I dërguari rus niset drejt SHBA-së për bisedime për luftën n...