Skena tradicionale e lindjes së Krishtit nuk do të vendoset në një qytet në Belgjikë, për të shmangur ofendimet qe mund të sjellë kjo skenë te komuniteti mysliman.
Ish-udhëheqësi në Holsbeek, rreth 20 milje jashtë Bruksel, ka thënë se nuk do të ketë grazhd për festimin e Krishlindjeve, sepse kjo do të jetë ‘shumë provokuese’, transmeton arbresh.info.
Megjithatë, Achiel Claes, ish-anëtar i këshilit bashkiak në këtë qytet, ka hedhur poshtë çdo sugjerim se një skenë e tillë do të jetë ofenduese për myslimanët.

Por, një politikan tjetër ka thënë se kjo nuk ka të bëjë me myslimanët, por ka shtuar se kjo është duke u bërë për shkak të ndarjes mes kishës dhe shtetit.
“Arsyeja është dhënë se kjo mund të jetë shumë provokuese për myslimanët,” ka thënë Claes për De Morgen. “Por, në këtë qytet mund të jenë vetëm katër myslimane dhe ata kurrë nuk do të ankoheshin për një skenë të tillë fetare.”
Ai shtoi se ‘do ta kuptoja nëse një skenë e tillë do të ndalohej në Molenbeek, pas sulmeve terroriste në Paris, por në Holsbeek kjo duket shumë e pakuptimtë’./Arbresh.info
Presidentja Osmani: Kosova ecën përpara duke fituar miq
Fundjavë e zjarrtë në elitën e basketbollit
E rëndë në Lezhë: 42-vjeçari gjendet i pajetë në dyqanin e t...
Ambasada e Kosovës në Uashington: SHBA-të riafirmuan mbështe...
Peci kap kacinë dhe u del në ndihmë punëtorëve në Selac, pas...
I dërguari rus niset drejt SHBA-së për bisedime për luftën n...