Donald Trump është zyrtarisht President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës pas votimit të delegatëve në Kolegj.
Deri tani, Donald Trump ka marrë 270 delegatë, shifër e mjaftueshme për të qenë President. Nga këto, 38 delegatë të fituar janë nga Teksasi. Të 16 delegatët e Michigan, 29 delegatët e Floridas votuan për Trump.
Për shkak të garës tepër të kontestuar dhe kundërshtimit të vazhdueshëm të fitores së Trump nga shumë përkrahës të zonjës Klinton, mijëra amerikanë i kanë kërkuar 306 elektorëve republikanë të Kolegjit Elektoral që ta refuzojnë Trump-in, qoftë duke votuar për zonjën Klinton apo për një tjetër republikan më të pranueshëm. Nëse votimi përfundon në barazim 269 – 269, atëherë çështja kalon në Dhomën e Përfaqësuesve. Por megjithatë, Trump arriti të merr 270 delegatë dhe kështu edhe zyrtarisht mbetet President i SHBA-së.
Një tërmet me magnitudë 7.4 godet Japoninë, paralajmërim për...
Haxhiu pret në takim Palatovën, pranon raportet e BE-së për ...
Çështja e presidentit, nis takimi në Kuvend mes Kurtit dhe A...
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë