Përpjekja për të ushqyer veten dhe shtatë fëmijët e saj, një nënë nga Venezuela, Zulay Pulgar, ka kërkuar nga fqinjët e saj që të marrin nën përkujdesje vajzën e saj jashtë-vjeçare.
Familja jeton me pensionin e kryefamiljarit, me vlerë 6 dollarë në muaj, transmeton arbresh.info.
“Është më mirë për të që ajo ka një familje tjetër. Më mirë sesa të merrej me prostitucion, me drogë ose të vdiste urie,” tha nëna 43-vjeçare e papunë, që qëndronte ulur pranë shtëpisë së saj gati të rrënuar me djalin 5- vjeçar.
Me pagat mesatare për më pak se 50 dollarë në muaj, grupet kombëtare të mirëqenies kanë konfirmuar se numri i prindërve që po heqin dorë nga fëmijët e tyre është në rritje.
Venezuela para 2 ditësh ka mbyllur kufijtë me Kolumbinë, në përpjekje për të luftuar bandat e trafikimit që akuzohen nga presidenti Nicolas Maduro për shkaktimin e krizës ekonomike në vend./Arbresh.info
Maqedonia e Veriut siguron 2 milionë € për ndërtim të rrugës...
Begaj pret Shefin e Shtabit të Ushtrisë Turke, theksohet ale...
I vërshëruar nga ofertat, Lewas iu ofrohet kontrata e re nga...
Zgjedhjet në Bullgari fitohen nga Radev/ Exit pollet nxjerri...
Çitaku për ftesën e Kurtit: Kemi kërkuar të dërgojë shkresë ...
Nesër mbahet mbledhja e Qeverisë