Babai kthehet nga ushtria i veshur si Babagjyshi, vajzat shpërthejnë në lot

00:41 | 15 Dhjetor 2016
Trina Galanxhi

Dashuria e babait për vajzat dhe e anasjella është e pakufi, këtë e rikonfirmon edhe një video amatoreje në të cilën një baba ka vendosur t’u bëjë surprizë veten vajzave të tij.

Ky është momenti emocionues ku një ushtar i cili ka qenë larg për tre muaj  ka surprizuar fëmijët e tij duke ardhur në shtëpi në kohë për Krishtlindje.

Jenny Allison ka filmuar partnerin e saj Danny, teksa ka hyrë brenda në shtëpinë e familjes në Liverpul veshur si Babagjyshi dhe shpërndan dhuratat që kishte marrë për fëmijët që ndodheshin aty.

Danny Allison kishte qenë në shërbim ushtarak për tre muaj dhe erdhi në një vizitë të pa planifikuar për t’u bërë surprizë dy vajzave të tij për Krishtlindje dhe ditëlindje.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=NCsnuFRnxiY]

Shpërndaje në rrjete sociale