Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka pritur me shqetësim të thellë njoftimin e gazetares Senada Halimi se gazeta “Zëri” ia ka shkëputur marrëdhënien e punës pasi ajo i ka njoftuar se është shtatzënë.
Në njoftimin e saj për AGK-në gazetarja Halimi ka thënë se: “Unë jam njoftuar me datë 06.12.2016 se më është shkëputur marrëdhënia e punës. Kjo ka ndodhur vetëm pak ditë pasi menaxhmenti e ka kuptuar se unë jam shtatzënë”. Duke u bazuar në këtë, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e dënon veprimin e gazetës “Zëri” pasi vendimi i menaxhmentit bije ndesh me Ligjin e Punës si dhe ligjet e tjera të aplikueshme në Republikën e Kosovës.
Njëherësh veprimi i gazetës “Zëri” paraqet diskriminim të drejtpërdrejt. Shkëputja e marrëdhënies së punës në kohën e shtatzënisë nuk duhet të që asnjë formë të shndërrohet në praktikë të lejueshme në vendin tonë. Presim që veprimi i gazetës ‘Zëri’ të dënohet edhe nga organizata të tjera që merren me mbrojtjen e të drejtave të njeriut e posaqërsisht të grave. Për këtë rast me kërkesë të gazetares Senada Halimi ne e kemi njoftuar edhe Inspektoratin e Punës nga i cili institucion presim vendim të shpejtë dhe të drejtë. Poashtu inkurajojmë gazetaren Halimi që të nisë procedurat ligjore ndaj gazetës në fjalë.
Britania drejt ndalimit të mediave sociale për personat në 1...
Selektori i Gjermanisë merr ‘vendimin’ rreth ftesës për Ter ...
Barcelona bie nga ‘froni’ i La Ligas, mposhtet në udhëtim ng...
India, tregu i dytë më i madh i ChatGPT në botë – arri...
Cilat janë gabimet më të zakonshme kur pini kafe gjatë ditës...
I shpëtoi bllokadës së Trump në Karaibe, SHBA kap anijen cis...