Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Vetëvendosjes, Visar Ymeri përmes një postimi në Facebook ka thënë se, ngjarjet e fundit në Halep kanë tronditur ndërgjegjen e njerëzve.
Ymeri tha se në ndërkohë që solidarizohemi me civilët e pafajshëm, kjo nuk mjafton për të parë rrugët e daljes nga kjo vorbullë e përgjakshme.
Postimi i plotë i Visa Ymerit:
Ngjarjet e fundit në Halep kanë tronditur ndërgjegjen e njerëzve anembanë botës. Qindramijëra fëmijë e pleq të vrarë barbarisht, shtëpi e spitale të shkatërruara, persekutime, masakra e spastrime, janë këto pasojat e një lufte që nuk po kryhet tash e gjashtë vjet. Asnjë interes ekonomik, kurrfarë influence gjeopolitike nuk e arsyeton këtë batërdi. Njerëzit atje po përballen me krime kundër njerëzimit, këto krime janë të dënueshme dhe duhen dënuar.
Ndërkohë që solidarizohemi me civilët e pafajshëm, kjo nuk mjafton për të parë rrugët e daljes nga kjo vorbullë e përgjakshme.
Siria është shembulli më ilustrues që na tregon se sa e rrezikshme bëhet bota kur marrëdhëniet ndërkombëtare udhëhiqen nga pragmatizmi- nga interesi vetjak për dominim. Në Siri tash e sa kohë po e pëson një popull i tërë, po i cenohet e shkatërrohet hapësira, po i pamundësohet jetesa e shkatërrohet e ardhmja. Është desovranizuar për t’iu kontrolluar territori e resurset, e kështu po i cenohet liria e mirëqenia. Një paqe e përhershme është e mundur vetëm nëse zhduken shkaqet e luftës.
Osmani uron Pavarësinë: Përkujtojmë ata që sakrifikuan gjith...
Ditëlindja e Kosovës: Bëhet ngritja solemne e flamurit
Edi Rama uron 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës
Sheshi “Skënderbeu” gati për marshin “Drejtësi, jo politikë”...
Moti sot i vranët dhe me reshje shiu dhe bore
Pacolli uron Pavarësinë: Prania e drejtuesve të UÇK-së do ta...