Libri “Kapërcimi i vetmisë është libër që për personazh kryesor ka autorin i cili përmes rrëfimit për jetën rrëfen për përpjekjet dhe sakrificën e gjeneratës së tij për avancimin e statusit politik dhe juridik të Kosovës dhe të pozitës së shqiptarëve në ish- Jugosllavi, përgjatë gjysmës së dytë të shekullit të kaluar dhe fillimit të këtij shekulli.
Autori i librit Muhamet Mustafa, bëri të ditur se në këtë libër ka shkruar për një kohë të vështirë në të cilën ka kaluar gjenerata e tij.
Sipas tij ky libër do t’iu shërbej të rinjve të Kosovës ta shohin kohën e vështirë nëpër të cilën ka kaluar shteti i Kosovës.
Bardh Rugova, profesor në Universitetin e Prishtinës, tha se Mustafa e ka shkruar historinë e jetës së tij dhe përmes saj lexohet lindja dhe ndërtimi i shtetit të Kosovës. Ky libër është përmbledhje esesh nga autori.
Nis aksioni i jashtëzakonshëm i inspektimeve në gjithë Kosov...
Videoja pak para sulmit në Turqi, publikohen pamjet nga sjel...
Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë
Klubi i njohur anglez synon ta emërojë Mourinhon si trajner ...
Haxhiu pret sot në takim ministrin e Jashtëm belg, Maxime Pr...
Tre armë konfiskohen brenda dy ditësh në Ferizaj