Rusia i quan hipokrizi kritikat e perëndimit për situatën në Aleppo

16:55 | 13 Dhjetor 2016
Trina Galanxhi

Ushtria ruse i quan hipokrizi kritikat e perëndimit mbi operacionin e rimarrjes së Aleppos nga forcat qeveritare siriane në bashkëpunim me aleatët e saj.

Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes ruse Maj. Gen. Igor Konashenkov tha rebelët kishin përdorur mbi 100.000 civilë si mburoja. Ai shtoi se civilët që kishin tentuar të largohen nga Aleppo janë kërcënuar nga rebelët, transmeton arbresh.info.

Ai ka akuzuar fuqitë perëndimore dhe organiztat ndërkombëtare për dështimin e ofrimit të ndihmave humanitare në Aleppon lindore.

Rusia, një aleat kyç i presidentit sirian Bashar al-Assad, ka akuzuar vendet perëndimore me mbështetjen e “terroristëve”, termi i qeverisë siriane për të gjithë ata që luftojnë kundër tij./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale