Policia e Kosovës në rajonin e Prizrenit ka njoftuar se rreth orës 10:30 minuta, në rrugën “Agron Berisha” në Suharekë, një drejtuese e automjetit Landrover, përderisa po lëvizte me automjet, e kishte humbur kontrollin ndaj automjetit dhe kishte dalë në krahun tjetër të lëvizjes e më pas përplaset në rrethojat e një shtëpie e që në fund përfundon në oborr.
Sipas këtij njoftimi të policisë, drejtuesja e automjetit ka pësuar lëndime për të cilat është përkujdesur mjeku i Shtëpisë së Shëndetit në Suharekë. Dëme materiale janë shkaktuar në automjet dhe në rrethojën e oborrit. Policia ka kryer procedurat hetimore.
Nis aksioni i jashtëzakonshëm i inspektimeve në gjithë Kosov...
Videoja pak para sulmit në Turqi, publikohen pamjet nga sjel...
Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë
Klubi i njohur anglez synon ta emërojë Mourinhon si trajner ...
Haxhiu pret sot në takim ministrin e Jashtëm belg, Maxime Pr...
Tre armë konfiskohen brenda dy ditësh në Ferizaj