Ka ndërruar jetë në qelinë e tij pas një greve urie, gazetari algjerian Mohamed Tamalt. Ai ishte dënuar me dy vjet burg pasi kishte shkruar një poezi kundër presidentit të vendit.
Mohamed Tamalt, gazetar dhe bloger, algjeriano – britanik, ka ndërruar jetë pas tre muajsh greve urie në shenjë proteste kundër dënimit me dy vjet burg që i ishte dhënë pasi kishte publikuar disa shkrime në Facebook dhe në blogun e tij, të cilat konsideroheshin ofensive për presidentin algjerian.
Qindra njerëz kanë marrë pjesë në varrimin e tij. Gazetari Felloë Mohamed Sidemou tha se vdekja Tamalt ‘duhet të na shërbejë si mësim’, transmeton arbresh.info.
Avokati i gazetarit të ndjerë ka deklaruar se klienti i tij 42-vjeçar vdiq të dielën në një spital të Algjeri, pasi kishte rënë në gjendje kome.
Tamalt ka jetuar në Britani, por u arrestua në qershor në Algjeri pasi kishte shkuar për të vizituar familjene tij./Arbresh.info
Vdekja e 15-vjeçarit në Ferizaj, policia jep detaje: Pësoi a...
PDK mbledh Këshillin Drejtues me 20 prill
Osmani i gëzohet dërgimit të FSK-së në Gaza
Tragjedia në Malishevë, nënkryetari Krasniqi: Askush nuk ka ...
Reagimi i Vuçiqit dhe paralajmërimi për armatosje, kryediplo...
Trump: Bllokada e porteve iraniane mbetet në fuqi