Policia greke dhe britanikë kanë deklaruar se kanë shkatërruar një rrjet kriminal që furnizonte emigrantët me dokumenta të udhëtimit.
Banda kriminale ishte furnizuar me më shumë se një mijë dokumente të humbura ose të vjedhura në Barcelonë, Spanjë, transmeton arbresh.info.
Policia gjatë një investigimi disa muajt ka arrestuar 24 persona të dyshuar në Greqi dhe 9 në Britani.
Një nga bashkëpunëtorët e supozuar në Barcelonë është një një algjerian 28-vjeçar, i cili është i njohur për policinë për shkak të dyshimit për lidhje me militantët islamikë.
Sipas kreut të policisë greke, Christos Papazafiris, tha se në gjashtë muajt e fundit janë kontrabanduar më shumë se 1000 pasaporta apo dokumente udhëtimi nga Spanja në Greqi.
Në konferencën e njejtë, kreu i Agjensisë Kombetare kundër Krimit në Britani, Chris Hogben, tha se rrjeti kriminal ka siguruar dokumenta udhëtimi për qindra shtetas iranianë që kërkojnë të shkojnë në Britani të Madhe përmes Turqisë, Greqisë dhe vendeve tjera evropiane./Arbresh.info
Kërkohet paraburgim për policin e dyshuar për bixhoz të pali...
Haxhiu deklaron pasurinë, blen banesë 128 mijë euro
OVL e UÇK-së paralajmëron protestë për mosveprim ndaj ligjit...
Shtëpi, banesa dhe kredi/ Pasuria e Abdixhikut mbi 800 mijë ...
Osmani me prona brenda e jashtë vendit, të ardhura nga paga ...
Albin Kurtit i shtrenjtohet qiraja për 100 euro, i bien kurs...