Publikohen fotot “skandaloze” të Trump (Foto+16)

13:20 | 12 Dhjetor 2016
M. A.

Një artiste britanike vazhdon që të publikojë fotografi të Donald Trump, pavarësisht frikës se ai mund të marrë veprime ligjore kundër saj.

Artistja britanike Alison Jackson ka publikuar fotografi qesharake të Donald Trump, të punuara nga ajo, pavarësisht se i është thënë se mund të paditet për këtë që po bën.

Ajo ka thënë se është paralajmëruar nga avokatët e saj për fotografitë satirike që po publikon, por më tej bën me dije se nuk ka ndërmend që të ndalojë.

Jackson tha se ajo vendosi t’i publikojë këto fotografi sepse beson se është gabim që liria artistike të kufizohet.

Por, ajo e pranoi gjithashtu se publikimi i këtyre fotove është mjaft i frikshëm.

“Askush nuk dëshiron të paditet nga Presidenti i SHBA-së. Por nuk dua që të ndaloj punën. Nuk mendoj se ndonjë artist ose satirist duhet ta ketë lirinë artistike të ndaluar”, shtoi ajo.

tttt_1481544091-7208297

t_1481544084-9424084
tt_1481544080-9244648

ttt_1481544088-2705477

 

Shpërndaje në rrjete sociale