Në stacionin policor në Gjakovë gjatë vitit 2016 e kryesisht në dy muajt e fundit janë raportuar disa raste të ‘vjedhjeve’ dhe ‘grabitjeve të armatosura’.
Rastet kanë kaluar në kompetencë të sektorit rajonal për hetime për shkak të mënyrës dhe rrethanave të kryerjes.
Hetuesit rajonalë në bashkëpunim me njësitet tjera policore dhe në koordinim me Prokurorinë Themelore në Gjakovë kanë punuar intensivisht në identifikimin dhe arrestimin e kryesve të këtyre veprave, ku në bazë të përshkrimit nga personat ankues ka qenë dyshimi se vepron një grup i organizuar.
Pas disa bastisjesh në disa lokacione Policia ka arritur të arrestojë tre persona të dyshuar si kryes të mundshëm të këtyre veprave: L. B. (1993), Sh. M.(1989) dhe J. U. (1983_
Ndaj tyre është ngritur kallëzim penal dhe Gjykata Themelore ka caktuar masën e paraburgimit, ndërsa Policia në bashkëpunim me Prokurorinë po vazhdojnë me procedurën hetimore.
Conte flet për dëmtimin e Rrahmanit
Zyra e Kryeministrit jep detaje rreth diskutimit mes Kurtit ...
Rreth një orë bisedë, përfundon takimi i Kurtit me Ramën pa ...
Dion Gallapeni tranferohet tek Wisla Plock
Programi shtetëror për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosova
Policia e Kosovës me plan operativ për ditën e Pavarësisë së...