Panairi dimëror i cili do të hapet të premten në Prishtinë, është një ngjarje tradicionale që ofron mundësi për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme dhe bizneset e sapoformuara për promovimin e produkteve të tyre dhe po ashtu për lehtësimin e shkëmbimeve biznesore.
Kështu thuhet në një njoftim të zyrës së BE-së në Kosovë, sipas së cilës për tri ditë me radhë, rreth 70 biznese lokale të dalluara për produkte vendore me cilësi të lartë do të promovojnë prodhimet e tyre duke filluar nga industria ushqimore, punimet artizanale dhe punimet artistike.
Panairi dimëror do të ofrojë mundësi argëtuese, duke përfshirë muzikën, parulla të animuara, këndin për fotografi, mundësitë për ngjyrosjen e fytyrës dhe aktivitete të tjera të artit.
BE-ja nis parafinancim 61.8 milionë euro për Kosovën në kuad...
Distria Krasniqi kualifikohet në finale të Kampionatit Evrop...
Arrestohet personi i kërkuar për vrasje të rëndë – i s...
Kosova riafirmon mbështetjen për Ukrainën
Rikthehet në normalitet transporti publik në Shqipëri, opera...
Kurti pret në takim deputetin e ardhshëm zviceran Arbër Bull...