Tetë persona janë vrarë në dy shpërthimet e makinave në qytetin irakian të Falluja në perëndim të Bagdadit.
Shpërthimet kanë ndodhur pasi forcat irakiane janë duke zhvilluar një fushatë ushtarake kundër militantëve të Shtetit Islamik në veri të Irakut, në Mosul, transmeton arbresh.info.
Fakti që grupi xhihadist ishte në gjendje për të kryer sulmin në Falluja, tregon se Iraku do të vazhdoje të përballet me kërcënime.
Sipas agjensisë së lajmeve ‘Reuters’ sulmuesi vetëvrasës shpërtheu një makinë në një pikë kontrolli të sigurisë në perëndim të qytetit, ndërsa sulmi i dytë është kryer me një makinë të parkuar në qendër të qytetit.
Policia ka deklaruar se deri me tani janë tetë të vrarë dhe disa të plagosur./Arbresh.info
Milanoviq i quan marrëzira deklarimet serbe se Kroacia, Shqi...
Dellova vërshohet nga ofertat, pritet të largohet nga CSKA S...
Aksioni kundër call center në Tiranë, Europol publikon detaj...
Gjysmëfinalja e Ligës së Kampionëve/ Atletico Madrid – Arsen...
Çmimi i naftës rritet sërish
Pas puthjes pasionante, Indri ka dy fjalë për prindërit e Va...