Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka thënë se ‘nuk beson’ në raportin e CIA-s që erdhi në përfundim se hakerët rusë janë përpjekur të ndikojnë në zgjedhjet amerikane në favor të tij.
Në një intervistë për Fox News, ai i ka fajësuar demokratët për raportin ‘qesharak’ të CIA-s, transmeton arbresh.info.
Zyrtarët rusë në mënyrë të përsëritur kanë mohuar akuzat.
Ndërsa, zyrtarët e lartë republikanë janë bashkuar me demokratët dhe kanë kërkuar një hetim të plotë mbi raportin e CIA-s.
Senatori republikan John McCain, kryetar i Komitetit të Shërbimeve të Armatosura të Senatit, në një deklaratë të përbashkët me senatorin e lartë demokrat Chuck Schumer kanë kërkuar hetim të raportit dhe kanë theksuar ‘se një raport i tillë duhet të ngre në këmbë çdo amerikan’./Arbresh.info
Heqja e fusnotës vlerësohet hap pozitiv për Kosovën
Mot me diell dhe vranësira të shpërndara gjatë vikendit në K...
Kurti emëron Donika Gërvallën Koordinatore Kombëtare për mbr...
Qeveria ndan 500 mijë euro për shqiptarët që gjenden në Lind...
Universiteti i Prishtinës përsërit thirrjet për ndalimin e n...
Tragjedi në Shkodër: Gjendet i vdekur një 19-vjeçar