Mesfushori shqiptar i Watford Cityt, Valon Behari ka vjellë në fushën e lojës në takimin që skuadra e tij e zhvilloi ndaj Evertonit këtë të shtunë.
Reprezentuesi i Zvicrës nuk ndihej mirë pas fillimit të pjesës së dytë të sfidës, Watford City – Everton, derisa u kap nga kamerat duke vjellë në fushën e lojës.
Pavarësisht kësaj vështirësie, Behrami vazhdoi ndeshjen deri në fund.
Watford e mposhti me rezultat 3-2 skuadrën e Evertonit, me dy golat e Okaka Chuka dhe një gol të Sebastian Prodl. Për Evertonin shënoi dy gola Romelu Lukaku.
Behrami u vlerësua për paraqitjen e tij, teksa tifozët e skuadrës disa herë thirrën në kor emrin e futbollistit me origjinë shqiptare.
Behrami ka lindur në Mitrovicë, por në moshë të vogël ka emigruar në Zvicër me familjen e tij. Ai më parë ka luajtur edhe në kampionatin italian dhe gjerman.

Policia e ndjek nëpër mal dhe e kap të dyshuarin që e dogji ...
Grabitje e armatosur në një barnatore në Pejë, dy të dyshuar...
Juventusi interesohet për shërbimet e portierit të klubit të...
Kurti: Kriminelët e mëdhenj serb ose janë në burgun e Dyzit,...
Kurti “punëson” gjyshërit: Nga 100 euro shtesë për ata që ku...
Isak dyshohet se e ka thyer këmbën