Një raport i CIA-s ka mbërritur në përfundimin se Rusia “u përpoq të ndihmojë Donald Trump” në zgjedhjet presidenciale amerikane të 8 nëntorit.
Raporti thotë se ka prova të mjaftueshme që vërtetojnë se aktiviteti i hakerave para dhe gjatë procesit zgjedhor sponsorizohej nga autoritetet ruse dhe se përpjekjet nuk kanë qenë thjesht për të ndërhyrë në proces, por për të favorizuar kandidatin republikan.
Në raport, agjencitë amerikane të spiunazhit përmendin publikimin e mijëra mesazheve të postës elektronike të Hillary Clinton, fillimisht gjatë garës brenda Partisë Demokratike e më pas edhe pak ditë para zgjedhjeve.
Pikërisht publikimi i mesazheve pak para 8 nëntorit ngushtoi ndjeshëm diferencën në sondazhe mes dy kandidatëve.
“Bindja e përgjithshme agjencive amerikane të inteligjencës është se synimi rus ishte favorizimi i një kandidati përballë tjetrit”, citohet nga Washington Post një zyrtar i lartë i CIA-s, i cili thotë se informacioni i grumbulluar është dërguar në Senat.
Bërja publike e këtij raporti mbërrin një ditë pasi Presidenti Barack Obama urdhëroi një hetim të përgjithshëm dhe zyrtar mbi pretendimet se Donald Trump është favorizuar në zgjedhje nga Moska. Hetimi synon të përcaktojë nëse këto ndërhyrje kanë ndikuar në rezultatin e dalë pas 8 Nëntorit.
Labinot Ibrahimi largohet nga Trepça, prezantohet tek Vjosa
Aksident në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, dy të lëndu...
Osmani për projektligjin për Luginën e Preshevës: Diskrimini...
Cole Palmer preferon kalimin tek rivali i Chelseas
Lugina e Preshevës shënon 26-vjetorin e daljes publike të UÇ...
Përmbyllet procesi i rinumërimit në 25 komuna, KQZ jep detaj...