Në përfundim të një operacioni të përbashkët mes Policisë së Shtetit dhe Guardia di Financës u bë e mundur kapja e një gomoneje me rreth 760 kg kanabis të paketuar në bord.
Sipas një njoftimi zyrtar, policia arrestoi një shtetas shqiptar me inicialet E.M, 29 vjeç, nga Vlora, si dhe një shtetas italian.
Pas sinjalizimit nga Policia e Shtetit nëpërmjet zyrës Interforce dhe Nuklit detar në Durrës, reparteve operative të Guardia Di Financës në Bari dhe Leçe iu deshën rreth 3 orë për ta lokalizuar mjetin lundrues të ngarkuar me lëndë narkotike dhe për ta kapur atë, 10 milje afër lokalitetit Sant Andreas në Leçe.
Mjeti lundrues ishte rreth 8 metra i gjatë e i pajisur me motorë të fuqishëm për lundrim. Po vijojnë procedurat për zbulimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë trafik.
Ndërkohë, po ditën e sotme, policia greke sekuestroi mbi 100 kilogramë kanabis në lokalitetin Kalpaq, 20 kilometra nga kufiri shqiptar. Sipas autoriteteve greke, në pranga janë vënë 5 persona, 3 prej të cilëve grekë dhe dy shtetas shqiptarë, një femër 21 dhe një mashkull 26 vjeç, raporton tch, transmeton arbresh.info
Tahiri bisedon me Thaçin me telefon: E njoftova se nesër zër...
Punimet e ndërtimit në rrugën Veternik–Graçanicë zvarriten, ...
Policia në veri ndalon 4 automjete me targa serbe me mallra ...
OEK i kërkon BE-së të heqë masat kufizuese dhe të hapë rrugë...
“Nuk kemi garanci”, Syla thirrje ish-luftëtarëve të mos marr...
Sot i jepet lamtumira e fundit 18-vjeçarit që u gjet i vdeku...