
HOLLYWOOD, CA - FEBRUARY 27: Singers Rene Angelil and Celine Dion arrive at the 83rd Annual Academy Awards held at the Kodak Theatre on February 27, 2011 in Hollywood, California. (Photo by John Shearer/Getty Images)
2016-ta ka qenë një vit i vështirë për këngëtaren Celine Dion. Rene, burri i Celine Dion, humbi betejën me kancer dhe ndërroi jetë në janar të këtij viti.
Për revisten ‘Page Six’, Celine Dion është shprehur në lidhje me plane e saj për festat e fund vitit. Ajo ka theksuar se këto festa do ta kenë një shije të hidhur për të dhe fëmijët e saj, transmeton arbresh.info.
“Unë nuk mund të vazhoj jetën duke vajtuar se unë humba burrin dhe fëmijët e mi babain e tyre”, ka thënë Dion. “ Më duhet të qëndroj e fortë, sepse kështu e ka jeta: të qëndrosh e fortë, të luftosh për ditët tjera, të bësh më të mirën që mundesh.”
Dion planifikon të kalojë pushimet me fëmijët e saj në Montana. Sipas traditës familjare, ata i kalojnë festat duke skijuar, traditë e cila u la në gjysmë kur bashkëshorti i saj u sëmur.
“Ai na bënte të mendojme se ka diçka magjike në atë borë, nëpër ato male dhe çdo herë që ne do të shkojmë aty, ai do të jetë me ne”, tha Dion. /Arbresh.info
Sot i jepet lamtumira e fundit 18-vjeçarit që u gjet i vdeku...
Osmani udhëton për në Selinë e Shenjtë, do pritet nga Papa L...
Faton Peci betohet si kryetar i Mitrovicës së Jugut
5.8 milionë euro për ndërtimin e Qendrës Nacionale të Xhudos...
Forcohet bashkëpunimi mes Prokurorisë dhe Departamentit Amer...
Përparim Rama mbështet “protestën gjithëkombëtare” në RMV: S...