Mjekët popullorë e lavdërojnë sherebelën duke e konsideruar si një nga bimët më shëruese në botë duke e kategorizuar si një ndër ilaçet më të mira.
Sherebela është bima aromatiko-mjekesore, që vendi ynë ka fatin e madh që të jetë ndër eksportuesit kryesor, pasi është mjaft ipërshtatshëm për rritjen e sa. Sherebela ka veprim antibakterial dhe antikërpudhor, freskon dhe forcon, ndihmon kundër dhimbjeve dhe temperaturave të larta, mund të reduktojë nivelin e glukozës në gjak, gjë që e bën të dobishme tek diabeti.
Në kohët e fundi është dëshmuar që sherebela përmirëson kujtesën dhe ndikon kundër sëmundjes së Alzheimerit. Sherebela ndikon kundër të vjellave dhe diarresë së shpeshtuar, ndërsa më mirë se çdo bimë tjetër ndihmon punën e zorrëve dhe stomakut.
Për shkak të veprimit të vet antiseptik, përdoret në shërimin e aftit, erës së pakëndshme, problemeve me fytin dhe bajamet, kariesit dhe qelbëzimit të mishit të dhëmbëve. Nëse keni probleme të tilla, pini çaj nga sherebela.
Sherbela ndihmon edhe në problemet e veshkave dhe parandalon formimin e edemave në to.
Ja pse Sherebela e meriton emrin që i kanë vënë mjekët popullorë.
Labinot Ibrahimi largohet nga Trepça, prezantohet tek Vjosa
Aksident në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, dy të lëndu...
Osmani për projektligjin për Luginën e Preshevës: Diskrimini...
Cole Palmer preferon kalimin tek rivali i Chelseas
Lugina e Preshevës shënon 26-vjetorin e daljes publike të UÇ...
Përmbyllet procesi i rinumërimit në 25 komuna, KQZ jep detaj...