“Dy martohen, 100 tërbohen”- është shprehja shqiptare që reflekton më së miri rezultatet e studimit të mëposhtëm. Dita e dasmës në shumicën e rasteve pritet të jetë një ditë tepër e veçantë për çiftin, por edhe për të ftuarit.
Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Departamenti për Popullsinë i Kombeve të Bashkuara, listohen shtetet e botës në bazë të sasisë së shpenzimeve që bëjnë për ceremoninë e dasmës.
Popullariteti i martesave dallon shumë nëpër botë. Sipas hartës së mëposhtme shpenzimet më të larta për dasma bëhen në vendet e Lindjes së Mesme si dhe në shtetet post-komuniste.
Për sa i përket Evropës, Shqipëria renditet e katërta me koeficient 8.9, duke lënë pas edhe Turqinë që e ka koeficientin 8.
Shtetet që harxhojnë më tepër në kontinentin tonë janë Azerbajxhani dhe Bjellorusia.
Kjo renditje tregon padyshim edhe rritjen e numrit të kompanive që merren me organizimin e dasmave në vendin tonë.

David Raya: Po të kisha qëndruar në Spanjë, do të punoja si ...
Abdixhiku tregon 15 nënshkrimet e LDK-së për Vjosa Osmanin
Manchester United shënon fitore ndaj Brentfordit
“Drejtim i rrezikshëm, kushtetuta u shkel”, Haradinaj reagon...
Hamza: Kjo që ndodhi sonte është puç kushtetues, shkelja ka ...
LDK reagon ashpër ndaj seancës së VV-së për presidentin: Sab...