Ministri i Jashtëm gjerman Frank-Walter Steinmeier ka deklaruar se është ‘i kënaqur’ me rezultatin e zgjedhjeve presidenciale në Austri dhe ka shtuar se kjo ‘është një shenjë e mirë kundër popullizmit në Evropë’.
Në Austri, kandidati i majtë për president, Alexander Van der Bellen mposhti rivalin e krahut të djathtë Norbert Hofer, fitore kjo e cila u prit mirë nga politikanët e moderuar në të gjithë Evropën, transmeton arbresh.info.
“Unë jam shumë i lumtur për fitoren e Van der Bellen, sepse kjo është një shenjë e mirë kundër popullizmit në Evropë, por jam mëse i lumtur që këtë lajm e kemi marrë këtu në Greqi, në djepin e demokracisë evropianë,” tha Steinmeier.
Steinmeier i bëri këto komente gjatë një konference për shtyp në Athinë pas një takimi me homologun e tij grek, Nikos Kotzias./Arbresh.info
Pësoi një dëmtim në kofshë: Salah luajti ndeshjen e fundit t...
Trump krahason veten me Abraham Lincoln: Njerëzit me ndikim ...
Mediat e huaja raportojnë për dënimet ndaj të akuzuarve për ...
Erdogan: Fat që Trump dhe Melania nuk u lënduan
Sulmi me armë në Uashington, Hamza: Lehtësuese që Presidenti...
Të shtënat në Washington, Haradinaj: Edhe një sulmues u mpos...