Presidenti i Turqisë, Recep Tayip Erdogan, u ka bërë thirrje turqve të konvertojnë monedhat e huaja dhe arin në lira, në mënyrë që të stimulojnë valutën monetare të vendit.
“Për ata që kanë monedha të huaja nën jastëk u bëj thirrje që t’i konvertojnë ato në lira. Le të ngrisim kështu vlerën tonë monetare,” tha ai gjatë një fjalimi televiziv në Ankara, transmeton arbresh.info.
“A është e nevojshme që të monedha e huaj të ketë vlerë më të madhe se ajo e jona?!” tha ai. Megjithatë, edhe pas fjalimit të tij, lira ka vazhduar të humb vlerën ndaj dollarit duke arritur në 3.51.
Erdogani gjithashtu sugjeroi se disa fuqi kanë ‘luajtur lojëra’ kundër Turqisë, të cilat lojëra turqit do të mund t’i fitonin duke konveruar monedhat e huaja, megjithatë Erdogan ka siguruar popullin e tij se për një kohë të shkurtër Turqia do të vazhdojë të ketë ekonomi të madhe dhe të stabilizuar. /Arbresh.info
Të shtëna me armë zjarri pranë Konsullatës Amerikane në Toro...
Sulm kibernetik ndaj administratës së Kuvendit të Shqipërisë
45-vjeçari në Suharekë bllokon rrugën dhe sulmon policët me ...
QKUK ul tarifën e parkingut, nga 1 euro në 50 cent për orë
Ndërron jetë zyrtari policor Bajram Mustafa
Supremja e Speciales rrëzon kërkesën e Pjetër Shalës për mbr...