Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha nuk ka shkuar për të raportuar para Komisionit për Integrime Europiane, transmeton arbresh.info
Lajmin e ka bërë të ditur Kryetarja e komisionit Njomza Emini e cila tha se Ministrja e Drejtësisë ka konfirmuar mosardhjen por pa dhënë ndonjë arsyetim vetëm se sipas saj ka kërkuar mirëkuptim.
Ndërsa, Arben Gashi ka thënë se nuk ka mirëkuptim nga ana e tij. “Pasi që nuk paska dhënë arsyetim për mosardhje atëherë mirëkuptimin tim nuk do ta ketë”, tha ai.
Kujtojmë që Hoxha ka lajmëruar se sot në ora 11 do të raportoj para komisionit për Integrime Europiane në Kuvendin e Kosovës./Arbresh.info
Vjen reagimi i Trumpit pasi Irani hap përkohësisht Ngushticë...
Ndryshojnë rregullat për deklarimin e parave ‘cashR...
Kalon në parim projektligji për Byronë e Konfiskimit të Pasu...
Irani shpall të hapur Ngushticën e Hormuzit përkohësisht
Sveçla: MPB përmbyll tremujor të suksesshëm me progres në re...
Valdete Daka pensionohet pas një karriere mbi 30-vjeçare